Pas një hetimi 2 mujor Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar dy të rinj. Në pranga ka rënë Kevin Mburimi 18 vjeç dhe Rei Hodo 22 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në lagjen Nr.16 me mjetin tip “Benz” ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, një pistoletë tip ” Blou”Mini, 2 krehra, 25 fishekë dhe një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.

/tvklan.al