Emri i Catherine Middleton, Princeshës së Uellsit i është vendosur një trëndafili, raporton BBC.
Shoqata Mbretërore e Hortikulturës tha se “Trëndafili i Catherine” u quajt kështu për të rritur ndërgjegjësimin mbi faktin se të kaluarit kohë në natyrë ndihmon mirëqenien mendore, fizike dhe shpirtrore.
Trëndafili është në ngjyrë rozë në koral.
Të ardhurat nga çdo shitje do të shkojnë te Royal Marsden Cancer Charity. Vitin e shkuar, princesha u trajtua ndaj kancerit në këtë spital.

Princesha e Uellsit zbuloi se sëmundja po bënte regres gjatë një vizite surprizë në spital në muajin janar, ku falënderoi ekipin mjekësor dhe u dha shpresë pacientëve duke u thënë se kishte “dritë në fund të tunelit”.
Marsin e kaluar, ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer dhe i ishte nënshtruar kimioterapisë parandaluese, të cilën e përfundoi në shtator.
Trëndafili i Catherine çel deri në 15 lule me përmasa 8-12 centimetra, ndërsa bima mund të arrijë deri në 1.2 metër lartësi.
Këtë vjeshtë, rreth 15.000 lule do të jenë në shitje, ndërsa shifra pritet të rritet vitin e ardhshëm./tvklan.al