Forcat bjelloruse akuzohen se kanë përdhunuar gratë të cilat po tentojnë të kalojnë kufirin për në Poloni. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i publikuar një ditë më parë nga Oxfam, në bashkëpunim me Egala.
“Gratë dhe vajzat po përballen me rreziqe ekstreme, me raporte të konsiderueshme të abuzimit seksual nga forcat bjelloruse, duke përfshirë dhe përdhunimin në grup”, thuhet në raport.
Sipas këtij raporti, të analizuar gjithashtu dhe nga EUobserver, e gjithë situata e krijuar është një mohim sistematik i të drejtës për azil përgjatë kufirit tokësor të përbashkët të vendeve, duke përfshirë këtu edhe pyllin Bialowieza.
Raportohet se ka rritje të dhunës seksuale ndaj grave të cilat përpiqen të kalojnë në Poloni në mënyrë ilegale. Sipas Judyta Kuc, pjesë e misionit në Medecins Sans Frontieres, ka deklaruar se një prej pacienteve është shprehur se ishin përdhunuar përpara se të mund të kalonin në Poloni. Kjo dëshmi e Kuc është e përfshirë në raportin e Oxfam.
Garda Kufitare Polake ka shkruar se nga 280 përpjekje për të kaluar kufirin, pothuajse të gjithë u penguan.
1⃣4⃣-1⃣6⃣ marca na granicy z 🇧🇾 odnotowano prawie 2⃣8⃣0⃣ prób nielegalnego przedostania się do 🇵🇱, niemal wszystkie udaremniono. Za pomocnictwo zatrzymano 2⃣ osoby. Udzielono pomocy 5⃣ osobom.#BezpiecznaGranicza pic.twitter.com/B3PT5yENRf
— Straż Graniczna (@Straz_Graniczna) March 17, 2025
Sipas We Are Monitoring, të paktën 87 persona kanë ndërruar jetë në të dy anët e kufirit që nga Shtatori i vitit 2021 deri në fund të vitit 2024. Po kështu, një gardian i kufirit polak, u sulmua me thikë, sipas EUobserver.
Të gjitha këto paraqesin se ekziston një kërcënim të sigurisë, e se dhuna, sidomos ndaj grave e vajzave, vjen në rritje në këto territore, duke rënë në kundërshtim kështu me të drejtat e liritë e individëve.
/tvklan.al