Vendi i përfshirë prej protestave anti-Pekin

Forcat opozitare pro-demokratike në Hong Kong korrën një fitore domethënëse, teksa rajoni është përfshirë prej muajsh nga kaosi i protestave anti-Pekin.

Këto grupime fituan shumicën në 17 nga 18 këshillat e distrikteve, të ndihmuar edhe nga një pjesëmarrje rekord prej 71% që nuk ishte parë ndonjëherë në Hong Kong. Rezultati konsiderohet si një referendum popullor në kulmin e protestave masive në mbështetje të të drejtave të njeriut.

Mes kompetencave të pakta që këto këshilla kanë, është edhe përzgjedhja e kandidatëve për Kryeministër të rajonit, që më pas i dërgohen Pekinit për të zgjedhur. Kjo është e vetmja shpresë për ndryshim. Kryeministres aktuale pro-Pekinit Carrie Lam i mbaron mandati pas 3 vitesh dhe kandidatët që i dërgohen do të jenë të gjithë pro-demokratikë.

Vetë Kerri Lam pranoi rezultatin dhe tha se ka ardhur koha që të reflektohet edhe më shumë ndaj kërkesave të protestuesve anti-Pekin.

Tv Klan