Rehabilitohen 16 kilometra rrugë në njësinë administrative Muhurr në Bashkinë e Dibrës. Gjatë stërvitjes ‘Kompaktësimi 2018’, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se këto operacione u vijnë në ndihmë komunitetit të këtyre zonave të izoluara për t’u ldhur me qendrat e qyteteve.

“Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë”.

Forcat e ushtrisë janë angazhuar edhe në të tjera projekte që u vijnë në ndihmë banorëve të zonave rurale.

Tv Klan