Forcat e SHBA dhe NATO largohen nga Afganistani


Forcat e SHBA dhe NATO largohen nga Afganistani

22:45 02/07/2021

Tërheqja vjen pas shqetësimeve se talebanët kanë marrë kontrollin e territorit

Forcat e fundit të SHBA dhe NATO janë larguar nga baza ajrore Bagram e Afganistanit, qendra e luftës kundër militantëve për rreth 20 vjet.

Ky vendim mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është e afërt. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të largohen plotësisht nga Afganistani deri në 11 Shtator. Ngjashëm janë zotuar edhe aleatët tjerë të NATO-s.

Por tërheqja nga baza, në veri të Kabulit, vjen ndërsa grupi kryesor xhihadist talebanët, po përparojnë në shumë pjesë të Afganistanit. Ata  ndërkohë kanë marrë kontrollin e disa qarqeve, duke shkaktuar frikë për shpërthimin e mundshëm të luftës civile, pas largimit të forcave të huaja.

Afati i 11 Shtatorit është përvjetori i sulmeve në 2001, i cili vrau më shumë se 3,000 njerëz. Sulmet u kryen nga al-Kaeda, një grup ndërkombëtar xhihadist me seli në Afganistan me mbështetjen e talebanëve, të cilët kishin kontroll në vend që nga vitet 1990. Një koalicion i udhëhequr nga SHBA pushtoi Afganistanin më vonë atë vit për të mposhtur të dy grupet.

Amerika tani dëshiron t’i japë fund luftës së saj më të gjatë me koston e saj të madhe në jetën njerëzore dhe shpenzimet e mëdha dhe po i lë qeverisë Afgane. Bagram është  kaq i rëndësishëm pasi ka 110 vende parkimi për avionët, një spital me 50 shtretër dhe një klinikë moderne dentare.

Klan News








Të ngjashme