Një ditë më parë në komunën e Gjerdrum, rreth 30 km (19 milje) në veri të Oslos, kryeqytetin e Norvegjisë ka ndodhur një rrëshqitje dheu, ku ka shkatërruar pallate të shumta dhe 10 persona janë ende të zhdukur.

Kushtet mbeten ende sfiduese prej baltës dhe tokës së paqëndrueshme dhe forcat e shpëtimit e kanë mjaft të vështirë, duke përmendur dhe temperaturat nën 0 gradë. Rreth 1,000 njerëz janë evakuuar deri më tani.

“Ne jemi ende në kërkim të të mbijetuarve,” u tha gazetarëve shefi i operacionit policor në vend, Roger Pettersen, duke shtuar se të dy fëmijët dhe të rriturit ishin zhdukur.

Gjatë natës, policia përdori dronë për të kërkuar të mbijetuarit mes dheut dhe baltës. Helikopterët janë përpjekur të ulin ushtrinë dhe policinë me qen kërkimi dhe shpëtimi në disa struktura që besohen se janë mjaft të qëndrueshme për të ecur në këmbë. Një qen dalmat u shpëtua gjatë natës.

Pettersen u kërkoi vendasve që të mos hedhin fishekzjarrë gjatë natës së Vitit të Ri në mënyrë që të mos ndërhyjnë në helikopterë dhe dronë.

Në një deklaratë të rrallë publike, mbreti Harald i Norvegjisë tha se rrëshqitja e tokës kishte lënë një dhimbje të thellë.

“Ngushëllimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur, plagosur ose kanë humbur shtëpitë e tyre dhe ata që tani jetojnë me frikë dhe pasiguri të plotë të kësaj katastrofe,” është shprehur monarku 83-vjeçar në një deklaratë të lëshuar nga Pallati mbretëror. /tvklan.al