Forcat izraelite kanë rrethuar një spital në veri të Gazës, duke rënduar kështu pozitën e kësaj të fundit për t’u mbrojtur.
Një hap i tillë nga Izraeli siguron vazhdimin e “suksesshëm” të ofensivës për të pushtuar territorin në rripin e Gazës, teksa bluzet e bardha dhe pacientët e spitalit vihen përballë vështirësisë për t’u trajtuar.
Për të lënë deri këtu këtë gjendje kaotike, Hamasi ka ofruar lirimin e 9 pengjeve, në këmbim të një armëpushimi 60-ditor, siç raportojnë mediat e huaj. Sakaq, sulmet ajrore të së shtunës kanë vrarë të paktën 100 palestinezë.
Bilanci i viktimave që nga dita e enjte arrin tek të paktën 300 persona. Situata humanitare në Gaza është përkeqësuar për shkak se Izraeli ka bllokuar furnizimet me ushqim dhe ndihma të tjera që hyjnë në territor prej 10 javësh, duke bërë që kjo popullsi të përballet me kushte jashtëzakonisht të vështira për mbijetesë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi më herët përshkallëzim të luftës për pushtimin dhe e pjesës më të madhe të territorit të Gazës.
Më shumë se 53,000 palestinezë janë vrarë gjatë fushatës ushtarake izraelite në Gaza.
/tvklan.al