Forcat libiane njoftuan se kanë rimarrë në kontroll qytetin portual Sirte në veri të vendit, pas një beteje të ashpër me militantët e Shtetit Islamik. Qe prej fillimit të kësaj jave forcat ushtarake nisën ofensivën drejt Sirtes, i cilësuar, për nga pozita gjeografike, si bastioni më i rëndësishëm i ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.

Zyrtarët vendas njoftuan se marrja e qytetit u arrit pas bombardimeve nga ajri të pozicioneve të ISIS pak ditëve më parë, ndërsa në operacion morën pjesë edhe forcat detare që sulmuan portin.

Konfliktet ushtarake të ditëve të fundit në Sirte kanë shkaktuar 11 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur. Aleanca europiane me në krye SHBA-të, e konsiderojnë qytetin portual si një nga pikat kyçe për ribashkimin e Libisë./TV KLAN