Ukraina pretendon se kreu i centralit bërthamor të Zaporizhzhia është rrëmbyer

Ukraina ka rrethuar forcat ruse rreth një bastioni që është kritik për Moskën në qytetin lindor të Lyman, në një operacion që është ende në proces, sipas një zëdhënësi ushtarak ukrainas.

Marrja e qytetit, të cilin Rusia e ka përdorur si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetskut, do të ishte një pengesë e re e madhe për planin e Kremlinit për të kapur të gjithë rajonin industrial të Donbasit.

Serhii Cherevatyi zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës thekson se disa ushtarë  po dorëzohen dhe  shumë të vrarë dhe të plagosur.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm sa i përket luftës është edhe siguria rreth centralit më të madh bërthamor të Evropës atë të Zaporizhijas.

Pala ukrainase pretendon se Rusia ka kapur Ihor Murashov, drejtorin e përgjithshëm të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Kompania shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom bën me dije se trupat ruse ndaluan makinën e tij , i lidhën sytë dhe më pas u larguan.

Sakaq, mbështetja për Ukrainën vijon. Banka Botërore ka miratuar ndihmën shtesë prej 530 milionë dollarësh për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.

Gjithashtu presidenti Volodimir Zelenski falënderoi homologun e tij amerikan, Joe Biden, për nënshkrimin e një paketë ndihme  prej 12.35 miliardë dollarësh në mbështetje për Ukrainën.

Klan News