Leku humbet terren si ndaj Euros edhe Dollarit
Të gjitha monedhat e huaja kanë njohur një rritje të ndjeshme pas festave në kursin e këmbimit valutor.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, rritjen më të fortë në 24 orët e fundit e ka pasur Dollari amerikan me 1.19 pikë duke u këmbyer tashmë me 95.9 Lekë.
Edhe Euro vijon trendin e saj rritës dhe këtë të premte këmbehet me 104.7 Lekë.
Me rritje të fortë janë edhe Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane.
Ekpertët thonë se kjo rritje lidhet me largimin e emigrantëve dhe turistëve të huaj pas festive.
Tv Klan