Kompania e prodhimit të makinave Ford dhe gjigandi Google do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të sjellë disa shërbime të reja për të pasionuarit pas makinave.

Sipas Reuters, Fort dhe Google kanë nënshkruar një marrëveshje 6-vjeçare, në të cilët thuhet se makinat e reja do të përdorin sistemin operativ Android për sistemin e brendshëm të teknologjisë.

Ford pas vitit 2023 do t’u ofrojë klientëve të saj aplikacione të integruara të Google, përfshirë hartën dhe teknologjinë e zërit. Po ashtu teknologjia do të përdoret dhe për prodhimin sa më të mirë të automjeteve, pasi do të ketë disa përmirësime të dukshme.

Kompanitë gjithashtu do të bashkëpunojnë dhe për për të eksploruar përdorimin e të dhënave të klientëve për t’u mundësuar atyre oferta dhe shërbime ekstra. Deri tani bëhet me dije se të dhënat e klientëve Ford nuk do t’i dorëzohen reklamuesve të Google ose vetë motorit të kërkimit.

Prodhuesi i automjeteve do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe më kompani të tjera të teknologjisë si Amazon, kështu u shpreh nënkryetari i Ford për strategji, David McClelland.

McClelland dhe shefi i Google Cloud Thomas Kurian nuk bënë të ditur detajet e kushteve tregtare të marrëveshjes. Partneriteti Google-Ford synon që të rrisë kapacitetet e prodhimit dhe të ulë kostot./tvklan.al