Egnatia që mbrojti titullin kampion dhe Vllaznia finaliste dominojnë formacionin e sezonit në Superiore.

Portieri Mario Dajsinani dhe mesfushorët Regi Lushkja e Serxho Ujka janë përzgjedhur nga rrogozhinasit.

Lushkja ishte shënuesi më i mirë i ekipit me 16 gola. Në këtë listë nuk mungon edhe trajneri Edlir Tetova, pasi nën drejtimin e tij Egnatia u konfirmua edhe një herë skuadra më e mirë e Shqipërisë.

Nga Vllaznia trajnerët e skuadrave kombëtare veçuan mesfushorin Esat Mala dhe dyshen sulmuese Bekim Balaj – Kevin Dodaj.

Në këtë skuadër ideale të sezonit 2024-2025 janë edhe 2 lojtarë të Dinamos dhe nga 1 të Partizanit, Elbasanit dhe Teutës.

Tv Klan