Shqipëria do të ketë një gërshetim të lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj në ndeshjen e Ligës së Kombeve me Izraelin.

Christian Panucci vendosi të aktivizojë një debutues në mbrojtje për këtë sfidë. Egzon Binaku do ta nisë nga minuta e parë në krahun e majtë, duke lënë në stol veteranin Ansi Agolli. Në këtë repart do të luajnë edhe Hysaj, Veseli dhe Gjimshiti. Në portë do të jetë Stakosha.

Një mesfushë e ngjeshur me Bashën, Memushajn, Xhakën. Pak më të përparuar Hyka që do të jetë edhe kapiten e Gavazaj. Sulmuesi i vetëm do të jetë Guri. Një fitore në këtë takim do të thotë një hap i rëndësishëm, pasi në total takimet janë katër ku nuk lejohen gabimet.

Tv Klan