Nuk ka asnjë futbollist nga Serie A

Faqja e njohur Sofa Score publikoi formacionin e vitit në kampionatet më të rëndësishëm të Europës. Në këtë 11 ideal nuk figuron asnjë lojtar nga ekipet e Serie A. Më të shumtë janë nga Bundesliga 1.

Nga kampionati gjerman janë 5 të tillë. Sulmi përbëhet nga dyshja që po rivalizon në këtë kampionat Halaand-Lewandowski të mbështetur nga Messi pak më i tërhequr.

Argjentinasi që gjatë verës kaloi te Paris Saint Germain ka marrë notën më të lartë 8.16. I vetmi nga La Liga është Kross i Real Madrid. Në mesfushë janë edhe Kostic, Kimmich dhe Arnold. Portieri i kësaj skuadre është Ramsdale i Arsenal, ndërsa mbrojtja me 3 përbëhet nga Hummels, Silva dhe Marquinhos.

Klan News