Java e 35 e Kategorisë Superiore dhuroi 2 barazime e 3 fitore si edhe vetëm 5 gola.
Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjohën formacionin më të mire, ku ekipet e Teutës, Elbasanit, Bylisit e Laçi kanë nga dy futbollistë. Ndërkohë që pjesë e 11-shes më të mirë janë edhe lojtarë nga Skënderbeu, Egnatia, Vllaznia.
Në portë, u përzgjodh gardiani i “Djemve të detit” Angelo Tafas.
Prapavijë përbëhet nga djathtë në të mjatë, me futbollistin e kurbinasve Mjaki, në qendër Jazxhi i Teutës dhe Përndreca i Bylisit dhe në të majtë Jago i Vllaznisë.
Në mesfushë në qendër është Amadou Sabo i Skënderbeut, ndërsa në krahë qëndrojnë Dros i Elbasanit dhe Arli Përgjoni I Bylisit.
Në qendër të repartit ofensiv është përzgjedhur Gjoni i verdheblue, ndërsa në të majtë Melo i Laçit dhe Zejnullai I Egnatias.
Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Teutës, Bledar Hodo.
Klan News