Dominojnë lojtarët e Bayern

Federata Ndërkombëtare e Statistikave dhe Historisë në Futboll ka publikuar formacionin ideal të këtij viti. Dominojnë futbollistët Bayern Munich.

Gjermanët ishin padiskutim skuadra absolute e këtij viti, duke fituar 3 tituj, kampionat, kupë dhe Ligën e Kampionëve. Gazetarët dhe trajnerë nga 150 vende të botës që votuan për këtë renditje përzgjodhën lojtarin më të mirë për secilin pozicion, në një skemë klasike 4-3-3.

Porta është pronë e Manuel Neuer. Gjermani ka qenë i saktë dhe një siguri për klubin në mes të kuadratit. Mbrojtja miksohet mes Liverpool me dyshen, Aleksandër Arnold dhe Van Dijk, së bashku me atë të Real Madrid, Sergio Ramos dhe të Bayern, Davies.

Mesfusha sërish iu përket bavarezëve, ku përkrah Thiago Alcantara dhe Kimmich vihet belgu i Manchester City, Kevin de Bruyne.

Vendin e tij në sulm e ka zënë prej nkohësh Robert Leëandoëski që është padiskutim golashënuesi më i ashpër i vitit 2020. Golat e tij dërguan në majën e futbolli europian Bayern Munich.

Polaku mund të konsiderohet edhe si i pafat, pasi ishte pretendent kryesor edhe për Topin e Artë të këtij viti, por Covid-i prishi planet e tij.

Në krahët e tij gjenden 2 gjenitë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që vijojnë të mrekullojnë me spektakël në fushën e blertë. Edhe për trajnerin, asnjë diskutim, shkoi për strategun e Bayern Munich, Hansi Flick.

Tv Klan