1 miliardë e 340 milionë është skuadra e futbollit më e kushtueshme në botë. Kompania e auditimit financiar KPMG, ka bërë vlerësimin për lojtarët më të shtrenjtë të momentit sipas vlerës aktuale në merkaton e futbollistëve.

Klasifikimi merr në konsideratë edhe parametra të tjerë si mosha, performanca, situata kontraktuale, sjellja disiplinore dhe grumbullimet me skuadrat kombëtare.

Me rreshtimin 4-3-3, në këtë formacion Barcelona është skuadra më e përfaqësuar me 4 futbollistë.

Më pak i kushtueshmi është Jordi Alba i Barcelonës me 50 mln euro ndërsa sigurisht më i shtrenjti është Neymar me 229 milionë.

Në këtë formacion mungon një prej më të mirëve në botë, Cristiano Ronaldo. Pozicioni i tij i parapëlqyer në të majtë të sulmit është zënë nga Mbappe, i cili kushton 215 milionë euro, thuajse 100 më shumë se portugezi.

Tv Klan