Në formacionin e javës së 25 të Kategorisë Superiore, Laçi, Vllaznia, Tirana dhe Egnatia kanë nga dy futbollistë, por nuk mungojnë as lojtarë nga Bylisi, Elbasani dhe Dinamo.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjodhën futbollistin e skuadrës ballshiote Tony Batista, si portierin e javës.
Në prapavijë, nga e majta gjendet lojtari i bardhebluve Vera, pastaj Aliji i Dinamos, Sota i Egnatias dhe në të djathtë Gurishta i Vllaznisë.
Në të majtë të mesfushës një vend ka për futbollistin e Egnatias, Lushkja, Krymi i Vllaznisë në qendër dhe futbollisti i bardhebluve Rafael në të djathtë.
Në sulm në qendër është lojtari i Elbasanit, Tsague, ndërsa nga krahët dy fubollistët e Laçit, Tresa dhe Uilliam Cordeiro.
Për të dytën javë radhazi, trajneri më i mirë u përzgjodh ai i kurbinasve Francesco Moriero.
Bardhezinjtë në dy sfidat e fundit kanë shënuar 5 gola e nuk kanë pësuar asnjë.
Java e 25 ishte e kursyer në gola, ku në total në pesë sfida u shënuan 8 të tillë.
Tre takime u mbyllën me fitoret e ekipeve pritëse, ndërsa dy u mbyllën në barazim.
Klan News