Formula 1 duket se po i rikthehet normalitetit, të paktën për garat që do mbahen në Europë. Këtë fundjavë, gara më spektakolare e automobilizmit do jetë në pistën e Montmelo, me Çmimin e Madh të Spanjës.

Organizatorët e kësaj gare kanë vendosur të hapin dyert dhe të lejojnë 1000 tifozë. Të gjithë spektatorët do të jenë punonjës të pistës, që do të kenë mundësi të ndjekin nga afërt garën. Ata do të sistemohen të gjithë në tribunën kryesore, duke respektuar masat anti-Covid.

Nga 9 maji, Spanja do të lehtësojë masat anti-Covid, ndaj dhe u mor ky vendim. 1000 tifozët, që janë punonjës të pistës, do të zgjidhen me short nga një noter.

Publiku do të mbajë maska, nuk do të lejohet ushqimi, duhani dhe pijet. Akoma më shumë tifozë do të ketë në Monte Carlo më 23 Maj. Deri tani është vendosur 20% të kapacitetit, por nëse në javën e fundit shifrat do të bien, mund të shkojë deri në 30%. Edhe në Azerbajxhan do të ketë tifozë, ndonëse në numër të kufizuar.

Klan News