Dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton janë skualifikuar nga Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1.
Pilotëve të cilët e mbyllën garën në vendin e pestë dhe të gjashtë, u janë hequr të gjitha pikët nga kjo garë.
Makina e Leclerc ishte më e lehtë sesa minimumi i lejuar për garë. Ajo peshonte 799 kg, ndërsa minimumi që lejohet është 800 kg. Për këtë arsye, sipas rregullores, pilotit iu hoqën pikët, duke e skualifikuar nga gara e Kinës.
The final points/placings from Shanghai after those three DSQs #F1 #ChineseGP pic.twitter.com/Yfin5Xx4DK
— Formula 1 (@F1) March 23, 2025
Në krahun tjetër, makina e Hamilton u konstatua se kishte konsum të tepërt të rrëshqitjes dhe sipas rregullores u skualifikua. Nga kjo garë, Leclerc iu hoqën 10 pikët e fituara, ndërsa Hamilton humbi 8 pikë.
Sa i përket garës, ajo u dominua nga McLaren, me Oscar Piastrin që u rendit i pari, ndërsa në vendin e dytë ishte shoku i tij i skuadrës, Lando Norris. Podiumi u plotësua nga piloti i Mercedes, George Russell./tvklan.al