Kampionët në fuqi të botës e fillojnë sezonin në SHBA, lajmerojnë partneritetin me Ford

Kampionët e botës në Formula 1, Red Bull, e nisën sezonin e tyre në Nju Jork mes fishekzjarreve, ndërsa fansat sfiduan të ftohtin e ashpër për të parë makinën e re për kampionatin 2023. Piloti i skuderisë austriake Sergio Perez është entuziast për edicionin e ri.

“Është një ndjesi e mrekullueshme, duket mirë, por dëshira është që të kesh një makinë që t’i përshtatet mënyrës së të ngarit, të ngjallë siguri e të marrësh maksimumin. Kjo ka shumë rëndësi”.

Në këtë event u bë publike dhe nisja e bashkëpunimit me kompaninë “Ford”, që do të prodhojë motorë për skuderinë Red Bull. Kjo është një formë për të treguar besim për popullaritetin e F1 në SHBA.

Ford do të rikthehet në Formula 1 me kampionët në fuqi në vitin 2026 pas një mungese prej më shumë se 20 vitesh. Në kampionatin e garave me makina do të përdoren motorë elektrikë, ku rëndësi do t’i jepet energjisë së qëndrueshme.

Red Bull aktualisht po përdor motorë hibridë turbo V6 të prodhuar nga ish-partneri Honda në Japoni.

Duke nisur nga kampionati 2023 në SHBA do të shtohet edhe Çmimi i Madh i Las Vegasit, përveç atij të Austin dhe Miami, ndërsa Formula 1 synon që të angazhohet edhe më shumë në tregon fitimprurës amerikan.

Klan News