Projekti për një pistë të re në Rio de Janeiro është anuluar, ndërsa Melbourne po ridizenjon pamjen e pistës së saj për të qënë gati në Vjeshtë.

Edhe pse mbeten më pak se dy muaj nga fillimi i botërorit të Formula 1, duket se ka shumë pengesa në rrugën e asaj që tashmë mendohet të jetë një sezon i dytë i kushtëzuar nga pandemia.

Një nga dy garat e para të Kampionatit Botëror, e planifikuar si ajo hapëse e kalendarit të garave europiane pas asaj të Bahrein, synon lehtësimin e kufizimeve nga koronavirusi në mënyrë që të hapë tribunat e “Enzo dhe Dino Ferrari” për publikun.

Aktualisht në dilema të mëdha ka mbetur faza e tretë e kalendarit të Formula 1.

Klan News