Pista e Singaporit do të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 deri në vitin 2028. Organizatorët e Çmimit të Madh, i cili do rikthehet këtë vit pas një mungese dyvjeçare për shkak të pandemisë ka zgjatur kontratën me drejtuesit e Formula 1 edhe për shtatë vitet e ardhshme.

Gara e Marina Bay zhvillohet nën dritat e prozhektorëve, duke e bërë akoma dhe më emocionues mbarëvajtjen e saj për tifozët. Sipas Presidentit të Formula 1, Stefano Domenicali, kjo zgjatje e marrëveshjes mes palëve është pjesë e angazhimit të tyre afatgjatë për zhvilluar sportin në kontinentin aziatik.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ministri i Tregtisë së Singaportit, i cili tha se Çmimi i Madh është një tërheqje e rëndësishme për sponsorët dhe turistët. Gjermani Sebastian Fettel ishte i fundit që fitoi garën në pistën urbane të Marina Bay në vitin 2019. Sezoni i Formula 1 fillon më 20 Mars në Bahrein, ndërsa Çmimi i Madh i Singaporit do mbahet më 2 Tetor.

Klan News