Forumi ekonomik mbarë shqiptar, i cili përfshin shoqata biznesi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, i kërkon qeverisë që të zbusë masat e marra në kuadër të parandalimit te virusit COVID -19 dhe të lejojë lëvizjen e qytetarëve si dhe hapjen e bareve dhe restoranteve.

Në një letër dërguar Kryeministrit Edi Rama, ata argumentojnë se situata po sjell humbje për sektorin e tregtisë dhe shitjeve dhe kërkojnë marrjen e masave në rritjen e testimeve dhe izolimit të popullatës së prekur.

Ata po ashtu kërkojnë hartimin e protokolleve për mbrojtjen e punonjësve dhe marrjen e lehtësive fiskale të pagesave të taksave në këtë situatë për t’u ardhur në ndihmë biznesit.

Tv Klan