Ish Ministrat e Bujqësisë janë mbledhur për të folur rreth tranzicionit të bujqësisë. Ka qënë vetë kryeministri Majko që ka përshendetur ish ministrat e bujqësisë duke theksuar se fare mirë si ata mund të ishin mbledhur dhe ish kryeministrat e dikurshëm. Në këtë forum i vetmi që mungonte ishte ministri Pali Miska për arsye shëndetësore. Surprizë për auditorin ka qënë mbërritja e Pirro Dodbibës një ndër të vetmët ministra nga më të vjetërit si dhe Themia Thomait, ministria që për 13 vjet ka udhëhequr ekonominë dhe sistemin bujqësor në vitet 1975-1989. Kjo mbledhje ka bashkuar ish ministrat pavarësisht nga partitë qe ata dikur u përkisnin.

Pamje kryeministri Majko me ministrat e Bujqësisë, Lufter Xhuveli intervistë, ish ministri Pirro Dodbiba, Themie Thomai intervistë./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe