Forumi i parë i të rinjve në Tiranë

Forumi i parë i të rinjve në Tiranë

15:53 19/11/2019

Mblidhen organizatat e vendeve Adriatiko-Joniane

Organizatat më të mëdha rinore të vendeve Adriatiko-Joniane janë mbledhur në Tiranë në forumin e tyre të parë. Duke vënë theksin tek pesha që ka brezi i ri Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi kërkoi prej tyre që të bëhen pjesë aktive e çështjeve globale mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri dhe rajon.

“Duam shumë që ne si rajon, jo vetëm si Shqipëri, të promovojmë atë çfarë ne kemi mundësi nëpërmjet festivaleve rinore, aktivizimit rinor, tureve të përbashkëta, lëvizjeve të të rinjve edhe në rajonin jo vetëm të Adriatikut, por edhe të Europës juglindore, të kemi mundësi të krijojmë politika të përbashkëta, të njëjta për të rinjtë kudo që janë në rajonin tonë”.

Ndërsa Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi nismën e qeverisë shqiptare dhe atyre të rajonit për të krijuar një  hapësirë ballkanike, ku përfituesit kryesorë do të jenë të rinjtë.

“Sot jemi në një realitet krejt tjetër dhe vetëm lëvizja e lirë apo edhe nisma si ajo e kryeministrit tonë me disa nga kryeministrat e rajonit nga Maqedonia, Serbia për të pasur një hapësirë ballkanike, ku kryesisht janë të rinjtë përfituesit kryesorë që udhëtojnë pa pengesa, të kenë mundësi që diplomat e tyre të konvertohen pa kaluar një kalvar burokratik të paimagjinueshëm mes vendeve fqinjë, fare mirë mund t’i ulin këto barriera”.

Kryeqyteti shqiptar është finalist për t’u shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi