Kumbaro: Në event janë 300 pjesëmarres nga 40 vende të botës
E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm dhe Mjedisor në Shqipëri do të jetë në fokus të forumit që do mbahet në Tiranë më 3-5 Prill. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro shprehet se kjo është një ngjarje e madhe për sektorin e turizmit.
“E gjithë java, do të jetë e turizmit jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar. E hapim me forumin më të madh ndërkombëtar kushtuar turizmit. Në Shqipëri, ku të gjitha mediat ndërkombëtare, të gjithë turoperatorët, ku të gjitha bizneset, sektori privat dhe publik gjejnë vendin e vogël me një model të veçantë: atë të turizmit të përgjegjshëm, të turizmit që respekton mjedisin. Kjo është Shqipëria që duam dhe për këtë, gjatë gjithë javës që vjen, nga Pallati i Kongreseve deri në “Expocity”, midis paneleve shumë të rëndësishme dhe midis panairit ju mirëpresim të gjithëve sepse përpara kemi një sezon fantastik turistik”, tha ajo.
Ky forum ndërkombëtar i nivelit të lartë dedikuar turizmit të qëndrueshëm do të mbledhë në Tiranë për 3 ditë më shumë se 300 pjesëmarrës nga 40 vende të botës.
Klan News