Policia e Michiganit ka gjetur një foshnje 6 muajsh të dehidratuar në një hotel në pjesën perëndimore të vendit në të njëjtën dhomë me prindërit e saj të vdekur.

Wood-Tv raportoi se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së dy prindërve të vogëlushes dhe duhen javë të tëra pas rezultateve të autopsive.

Trooper zbuloi trupat të premten në Rodeway Inn pranë Whiteball, pasi iu përgjigj një kërkese për një kontroll. Autoritetet thonë se vajza e vogël, e quajtur Skylah, mund të ketë qenë e vetme për tri ditë.

Policia identifikoi prindërit e saj, Jessica Bramer 26-vjeç dhe Christian Reed 28-vjeç.

Skylah është dërguar menjëherë në spital pasi ishte në gjendje kritike për jetën. Nuk dihet ende se kush do të kujdeset për vogëlushen./tvklan.ak