Një nënë “zemërthyer” ishte e shokuar dhe e trishtuar pasi foshnja e saj lindi e vdekur. Nuk mund ta besonte çfarë kishte ndodhur, por në mes të fatkeqësisë, ajo mori lajmin që nuk e priste.

Claire Jones zbuloi se ishte shtatzënë dhe vajzën e porsaardhur në jetë e konsideron si një dhuratë nga vogëlushi i saj, Charlie.

Unë e urreja faktin që Charlie të varrosej, doja ta merrja dhe ta sillja në shtëpi, të ngrohtë dhe të sigurt, me fëmijët e mi të tjerë. Kur kuptova që isha shtatzënë, fillova të ndryshoja qëndrimin tim ndaj jetës. Sigurisht që Isabella, nuk mund ta zvendësojë kurrë Charlie, por unë besoj se ajo është një dhuratë prej tij, që ne të buzëqeshim sërish”.

Claire ishte nënë e tre djemve nga një lidhje e mëparshme, kur u takua me partnerin e saj, Barry. Një vit më pas, ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e tyre të parë së bashku. Gjatë shtatzënisë, ajo filloi të kishte probleme dhe gjatë vizitës në spital ajo kuptoi se foshnja nuk shfaqte më shenja jete brenda barkut të saj. Në kushte të tilla, Claire bëri lindje të detyruar dhe vogëlushi lindi i vdekur.

Disa ditë pas varrimit, unë doja të shkoja tek varri i tij. Mora lopatën dhe doja të gërmoja, por bashkëshorti më ndaloi. Nuk mund të flija, të haja, fillova të pi shumë alkool. Por 3 muaj, pas kësaj ngjarje zbulova se isha sërish shtatzënë”.

Pavarësisht lajmit të bukur, periudha e shtatzënisë për të ka qenë stresuese sepse kishte frikë nga komplikacionet./tvklan.al