Një foshnje e lindur me një sëmundje të rrallë gjenetike i është nënshtruar pesë ndërhyrjeve kirurgjikale në tetë javët e para të lindjes së tij duke zhvilluar një betejë të vërtetë për jetën.

Micah McEwan është diagnostikuar me hernie të lindur të diafragmës, që i ka shkaktuar një vrimë në këtë të fundit. Prindërit nuk kishin dëgjuar më parë për këtë sëmundje, për të cilën u informuan në javën e 21 të shtatzënisë dhe u këshilluan që ta hiqnin fëmijën.

Ata vendosën ta ndërmerrnin rrezikun i cili ofronte një mundësi 50/50 pas 15 aborteve spontane, edhe pse ishte një goditje e rëndë të mësonin për sëmundjen. Kur lindi, Micah kishte vetëm 25% të mushkërisë, çka i linte pak mundësi jetese dhe vetëm pak ditë më vonë, iu nënshtrua një operacioni që ndihmon në rritjen e mushkërive.

Sëmundja e vogëlushit prek një në 2000 foshnja dhe shkaktohet nga organet e brendshme që hyjnë në hapësirën e kraharorit dhe bllokojnë rritjen e mushkërive. Operacioni në trupin e të sapolindurit konsistoi në lëvizjen e organeve në vendet e tyre, por iu desh të prisnin 3 javë përpara se të qepnin barkun pasi ishte tepër i vogël për t’i mbajtur.

Deri më tani, Micah i është nënshtruar ndërhyrjeve dhe dializës në veshka, por ka një përmirësim të dukshëm që ka kaluar pritshmëritë e mjekëve./tvklan.al