Foshnja lind para kohe, çifti duhet të paguajë 300,000 Dollarë fatura

Foshnja lind para kohe, çifti duhet të paguajë 300,000 Dollarë fatura

22:30 30/08/2019

Një çift britanik duhet të paguajë rreth 300,000 Dollarë fatura për qëndrimin në spital dhe hotel në SHBA pasi foshnja e tyre lindi përpara datës që ishte planifikuar në Nëntor.

Lily Borrill peshonte vetëm 453 gram kur lindi.

Louis Borrill dhe e fejuara e tij, Yeridiana Chazares ishin për vizitë tek familjarët e tyre në Baltimore, por papritur gjithçka ndryshoi. Ajo u zgjua një mëngjes dhe kishte ethe dhe shkoi në spital.

Një ditë më pas Chazares solli në jetë Lily Borrill shumë kohë përpara datës së duhur në Nëntor dhe peshonte vetëm 453 gram.

Vogëlushja duhet të qëndrojë në spital 3 deri në 4 muaj dhe prindërit e saj nuk mund të kthehen dot në shtëpinë e tyre në Scunthorpe, Lincolnshire.

Kjo do të sjellë dhe shpenzime të mëdha që ata duhet ti paguajnë spitalit dhe hotelit ku do të qëndrojnë, pasi çifti nuk kishte sigurim mjekësor.

“Grimsby Live” thotë se shuma që ata duhet të paguajnë shkon në  300,000 Dollarë.

Louis ka treguar se ata shkuan në SHBA, kur bashkëshortja e tij ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë, por një shqetësim shëndetësor bëri që ajo të shkonte në spital dhe mjekët i thanë se duhet të qëndronte atje dhe të lindte foshnjën e saj.

Pas disa orësh skanimesh, mjekët thanë se Yeri nuk do të mund të dilte nga spitali. Ne u tronditëm nga ajo që na thanë mjekët, pasi kishim planifikuar se ajo do të lindtë në Britani, por gjithçka ndryshoi”.

Vogëlushja është ende shumë e dobët dhe duhet të qëndrojë për disa muaj në inkubator.  /tvklan.al

Të ngjashme