Bebja vuan nga një çrregullim i shtyllës kurrizore dhe kurohet në spitalin e Londrës

Arthur është vetëm pesë muajsh dhe ai nuk e di se në krahun e tij të djathtë ka marrë ilaçin më të  kushtueshëm në botë.

Fëmija vuan nga një çrregullim i shtyllës kurrizore. Foshnja u diagnostikua me atrofi muskulore kurrizore në fillim të këtij muaji. I vogli po trajtohet me terapinë e gjeneve në një spital të Londrës me ilaçin më të shtrenjtë në botë i cili kushton 1.79 milion Dollarë. Para dy vitesh, kjo mundësi trajtimi  nuk ekzistonte për bebet që ishin diagnostikuar me këtë sëmundje. Babai i tij Reece Morgan, tha se : “Kur zbuluam se Arthur do të merrte trajtimin dhe do të ishte pacienti i parë, unë u shkatërrova.’

Kjo sëmundje është shumë e rrallë pasi vetëm 40 foshnje lindin çdo vit me këtë çrregullim.

Foshnjat përjetojnë dobësi të muskujve, humbje të lëvizjes, vështirësi në frymëmarrje dhe kanë një jetëgjatësi prej vetëm dy vitesh .

Ky lajm sjell  shpresë për të gjitha ato foshnja të prekura nga kjo sëmundje pasi ky trajtim do të transformojë jetën e pacientëve dhe familjeve të tyre.

Klan News