Në martesat e zakonshme, dhëndri dhe nusja janë gjithnjë të pranishëm dhe të gjallë. Por në kurorëzimin e Chaddappa dhe Shobha në Indi, nuk ndodhi aspak kështu, shkruan “Mirror”.

Në të vërtetë, këto dy foshnja të vdekura 30 vite më parë u bashkuan nga familjet e tyre respektive për traditën e njohur si “martesa e të vdekurve”. Festa e zhvilluar gjatë natës përfshiu edhe ritualin hindu me 7 hapa midis burrit dhe gruas.

Chaddappa dhe Shobha qenë ‘prezent’ me veshjet e tyre, por në disa raste përdoren kukulla ose shëmbëlltyra.

Zakoni i martesës së të vdekurve praktikohet nga disa komunitete indiane në shtete si Kerela dhe Karnataka.  Në besimin popullor, kushdo që vdes foshnje ose nën moshën 18-vjeçare mund të bashkohet në “martesën shpirtërore” dhe të plotësojë ciklin e jetës.

Nëpërmjet saj, shpirtrat e këqinj ose jo të qetë që nuk mundën të kryenin ritin e martesës, gjejnë qetësi. Në të kundërt, familjet përndiqen nga fati i keq, sidomos ata që përpiqen të kenë fëmijë.

Tradita e pazakontë ndodh në Kinë, Japoni, Sudanin e Jugut dhe Francë, me ndryshimet përkatëse./tvklan.al