Foshnjat mund të preken nga fruthi shumë më herët nga sa mendohet

Foshnjat mund të preken nga fruthi shumë më herët nga sa mendohet

15:07 25/11/2019

Foshnjat trashëgojnë një sistem imunitar të pjesshëm nga nënat e tyre që i ndihmon në mbrojtjen e tyre nga fruthi. Ky imunitet i trashëguar përfshin antitrupa që e luftojnë fruthin.

Por, sipas një studimi të kryer së fundmi, imuniteti mbrojtës që foshnjat trashëgojnë nga nënat e tyre nuk është i mjaftueshëm që të sigurojë mbrojtjen e tyre nga fruthi.

Aktualisht, mjekët rekomandojnë që fëmijët të marrin vaksinimet e para kur janë midis 12 dhe 15 muajsh.

Studimi i ri i kryer nga “Public Health Ontario” tregon se imuniteti i trashëguar mund të humbasë fuqinë e tij më herët se gjashtë muaj dhe për pasojë foshnjat janë të ekspozuara ndaj viruseve.

Për të vërejtur sa zgjat në të vërtetë mbrojtja e fruthit, studiuesit tërhoqën mostra gjaku nga gati 200 foshnja. Mostrat e gjakut merreshin dhe testoheshin çdo muaj për vitin e parë të jetës së tyre.

Me kalimin e kohës, studiuesit zbuluan se imuniteti i trashëguar nga nënat e tyre u zbeh. Madje disa foshnja e humbën atë më shpejt se të tjerat. 

Pas 3 muajve, studimi zbuloi se foshnjat shfaqnin nivele të ulta  të antitrupave, për mbrojtjen nga fruthi. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi