Pëllumb Meta që u vra nga 3 fëmijët e tij pas konflikteve në familje, ishte varrosur në kasollen pranë shtëpisë së tyre.

Pëllumb Meta ishte vrarë me një plumb pistolete nga djali i madh Hysen Meta 24 vjeç, siç deklaroi Policia e Durrësit, për shkak të konflikteve të shumta në familje dhe për faktin se kërkonte të martonte vajzën Hygerta Meta me një djalë të cilin ajo nuk e pranonte.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari ka siguruar fotot e vendit ku ishte groposur trupi i pajetë i 50-vjeçarit të ndjerë.

Policia e Durrësit njoftoi se në krim mori pjesë edhe vajza Hygerta, ndërsa vëllai tjetër Amarildo Meta 22 vjeç kishte ndihmuar për të fshehur kufomën e të atit.

Pasi e vranë në një prej dhomave të shtëpisë së tyre në Shënavlash të Durrësit, trupin e varrosën në kasollen aty pranë. E proceduar penalisht në gjendje të lirë është edhe gruaja e viktimës (nëna e fëmijëve) për veprime që kanë penguar zbardhjen e krimit.

Vrasjen e të atit tentuan të denonconin si zhdukje të tij dhe largim nga familja. Për këtë kishte bërë denoncim më 10 Shkurt djali i madh, Hysen Meta.

Por grupi hetimor i Durrësit mundi ta zbardhë krimin e rëndë dhe zbuloi se familja ishte përfshirë në vrasjen e Pëllumb Mteës.

/tvklan.al