Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Puglia të Italisë.

Tre persona kanë humbur tragjikisht jetën, pasi u përplasën me makinë nga një i ri shqiptar.

Sipas Agjencisë së Lajmeve ANSA, 22 – vjeçari goditi një tjetër mjet, që u përfshi nga flakët. Për fat të keq, të tre personat që ndodheshin në të humbën jetën, duke u karbonizuar, pasi nuk mundën të dilnin nga automjeti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të Trani, ndërsa viktimat mësohet se janë dy gra dhe një burrë.

I riu shqiptar u identifikua nga mediat fqinje si Alensio Serjani. Ai lëvizte me një Fiat Sillo, ndërsa viktimat me një Toyota Aygo.

Sipas “ANSA” shqiptari mësohet se ishte në gjendje të dehur. Ai ndodhet i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra, por në gjendje arresti. Mbi të rëndon akuza e vrasjes.

Bashkë me Serjanin në automjet ndodhej një tjetër bashkëkombas, i cili mbeti gjithashtu i lënduar./tvklan.al