Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë automobilistik që ndodhi në aksin rrugor Lezhë – Milot.

Viktima është një grua me profesion mësuese, A.K. rreth 45 vjeç. Mësohet se katër të plagosurit janë tre gra që udhëtonin në makinë me viktimën dhe 43-vjeçari me iniciale B.K që drejtonte automjetin tjetër..

Të plagosurat janë me iniciale E.Gj. 38 vjeç, E.Ç. 35 vjeç dhe E.M. 35 vjeç. Në një njoftim zyrtar paraprak, policia tha se u përplasën dy makinat Benz me targa AA 308 KH dhe Fiat me targa AA 935 IO.

Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e automjetit tip Benz, të dyshuar si shkaktar të këtij aksidenti, pasi lëvizte në sensin e kundërt të rrugës. Grupi hetimor është duket hetuar për këtë aksident të rëndë.

/tvklan.al