Një aksident fatal ishte ai i ditës së shtunë ku dy të rinj u ndanë nga jeta në lule të rinisë.

Erald Uzuni, 26 vjeç, dhe Klodian Vladi 21-vjeç, që shihni në këto foto, nuk mundën dot të shpëtonin pas aksidentit të tmerrshëm në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Erald Uzuni, 26 vjeç

Klodian Vladi 21-vjeç

Automjeti  tip Volkswagen me targa AA 744 NJ që udhëtonin katër të rinj, ku dy prej tyre janë në spital ka dalë nga rruga.

Makina drejtohej nga 26-vjeçari Uzuni dhe ngjarja e rëndë ndodhi orës 19:58 të së shtunës.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë, 18-vjeçari M.U. dhe 23-vjeçari A.C., ndodhen nën kujdesin mjekësor. Policia thotë se 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse pasagjeri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Miku i Klodianit, ka shprehur dhimbjen për shokun e tij, ku shkruan: Qofsh i xhenetit vëlla, dheu të qoftë i lehtë. Do na mungosh shumë vëlla!

/tvklan.al