Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor, të ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Milot. Sipas burimeve të policisë, automjeti Benz që drejtohej nga S.Gj. u përplas me një Opel, me shofer Z.D.

Për pasojë Benzi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, në afërsi të fshatit Markatomaj. Përplasja ishte mjaft e fortë dh3 të dy shoferët e makinave të përfshira në aksident mbetën të plagosur.

Ata u transportuan në spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti Benz, megjithatë për zbardhjen e saj është ngritur një grup hetimor.

/tvklan.al