Policia angleze deklaroi se pakoja e dyshuar në stadiumin e njohur “Old Trafford”, në Manchester, ishte një pajisje për ushtrime.

Ndeshja e Premier Ligës ndërmjet Manchester United dhe Bournemouth u anulua dje pasi pakoja e dyshuar u gjet para fillimit të ndeshjes dhe pastaj vazhduan procedurat e verifikimit, për të parë nëse bëhej fjalë për eksploziv.

Sipas hetuesve pajisja aksidentalisht ishte lënë në një nga tualetet e stadiumit, pas një seance ushtrimesh. Ekspertë të antiterrorit thanë se pajisja vërtet i ngjate një pakoje shpërthyese.  Incidenti bëri që me mijëra tifozë të largohen nga stadiumi.

/tvklan.al