Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka nisur pushimet. Diplomatja është fotografuar sot në zonën e Jugut të Shqipërisë në fshatin Vuno.

Siç duket dhe nga foto e mbërritur në redaksinë e Tvklan.al, Kim ka zgjedhur që dhe gjatë pushimeve që qëndrojnë pranë njerëzve.

 E relaksuar dhe në prani të banorëve të zonës, ambasadorja duket se po dëgjon shqetësimet e tyre.

Kim edhe vitet e shkuara ka zgjedhur që të pushojë në Jugun e Shqipërisë dhe çdo herë shihet pranë banorëve të zonës duke biseduar me ta./tvklan.al