Arabët dorëlëshuar nuk janë përmbajtur as përballë “Bali Beut”.

Media turke raporton se Burak Ozcivit, i cili ka luajtur rolin e Bali Beut në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” ka përfituar shumën marramendëse prej 500 mijë dollarësh për programin e tij dy ditor në Dubai.

Seriali “Sulejmani i Madhërishëm” është ndjekur shumë në Dubai, dhe interesi ndaj të gjithë aktorëve të serialit, përfshirë edhe Burak Ozcivitin në vend është shumë i lartë.

7

Grupi “Ticketmaster” ka realizuar një ekspozitë për të hedhur dritë mbi jetën magjepsëse pas dyerve të pallatit “Top Kapi” bazuar në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.

Ekspozita qëndron e hapur pesë ditë në javë dhe bileta për të shikuar ekspozitën, përfshirë edhe pjesën me 15 skulptura dylli të personazheve kryesore kushton rreth 23 Euro.

Në kuadër të kësaj ekspozite, organizatorët kanë ftuar në Dubai edhe Bali Beun duke i dhënë mundësinë një numri të vogël fansash të takohen me të.

Sipas “Kanal D” çdo person që dëshironte ta shikonte Burak Ozcivitin nga afër duhej të paguante biletën rreth 120 euro. /tvklan.al

2

3

5