Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy doganierë dhe një shtetas për shpërdorim detyre dhe kontrabandë në pikën kufitare të Muriqanit.

Në pranga kanë përfunduar Arlind Mitku 28 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan; Gazment Kruja 42 vjeç, me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Altin Okaj 42 vjeç. Të tre ata ishin banues në Shkodër dhe u arrestuan në flagrancë në kudër të operacionit të koduar “Bitter sugar”.

Altin Okaj ka kaluar nëpërmjet Pika Kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, me mjetin e tij “Ford” me targë AA781MO, pa ju nënshtruar proçedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg. Gazment Kruja dhe Arlind Mitku e kanë lejuar të kalojë pa ju nënshtruar procedurave doganore.

Altin Okaj akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”  ndërsa dy doganierët akuzohen për “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”  dhe “Shpërdorim i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./tvklan.al