Një autobus shqiptar që po udhëtonte drejt Greqisë ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Patras – Korinth në tunelin Panagopoula.

Sipas mediave lokale, në autobusin me targa shqiptare po udhëtonin 48 persona të cilët ishin nisur nga vendi ynë me destinacion Athinën. Ka qenë reagimi i menjëhershëm i shoferit, i cili sapo pa flakët ndaloi mjetin dhe nxorri pasagjerët jashtë.

Asnjë prej udhëtarëve nuk pësoi lëndime. Ndërkohë, drejtuesi mundi të shuante në kohë zjarrin që kishte rënë në motorin e autobusin dhe nuk pati nevojë për ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Një autobus i agjencisë së transportit grek u dërgua për të marrë pasagjerët që mbetën në rrugë, të cilët i transportoi në Athinë. Incidenti bllokoi trafikun për disa minuta, sikurse mund ta shikoni në fotot më poshtë. Megjithatë, situata u normalizua me ndërhyrjen e policisë.

 /tvklan.al