Në “America’s got talent” gjithmonë ka performanca mbresëlënëse. Por këtë të martë të gjithë spektatorët ngelën pa frymë kur një grua rrëshkiti nga duart e partnerit dhe ra në dysheme.

Juria dhe të pranishmit në studio u tmerruan nga ajo çfarë panë, duke menduar se kjo rënie mund të ishte fatale për performuesen Mary. Ndërkohë që në publik ndodhej dhe e ëma e saj dhe fëmija i tyre, të cilët e përjetuan shumë keq këtë moment.  Por fatmirësisht ajo u çua në këmbë duke buzëqeshur.

Tyce dhe Mary janë burrë e grua, të cilët performojnë në rrugë dhe detyrohen të lenë të birin 2-vjeçar në shtëpi.

Gjatë përfundimit të aktit në “America’s got talent”, Tyce, me sytë e mbyllur, ndodhej i varur kokëposhtë dhe bashkëshortja e tij do të rrëshkiste poshtë tij, por do të kapej prej tij nga kyçi. Por atij i rrëshkitën duart dhe nuk mundi ta kapte partneren.

Pasi Tyce zbriti në tokë e përqafoi dhe puthi bashkëshorten Mary, e cila ishte përlotur. Juria dhe publiku u ngritën në këmbë duke duartrokitur dhe brohoritur çiftin e performuesve. Pavarësisht aksidentit, ata arritën t’i impresiononin të gjithë dhe të kalonin në shfaqjet e drejtpërdrejta të garës.

Mary u habit aq shumë sa nisi të qajë, ndërsa bashkëshorti e shtrëngonte fort pas trupit të tij.  Ajo tha:

“Ëndrra jonë është që djali jonë të jetë në Vegas, në mënyrë që familja jonë të jetë e bashkuar.”

Anëtari i jurisë, Ken Jeong i garantoi çiftit një vend në çerekfinalen e “America’s got talent”. Ndërsa Howie Mandel theksoi:

“Ti për pak do të lëndoheshe rëndë, por mendimi juaj i parë ishte: ‘Ma lejoni ta bëj përsëri!’Kjo gjë ndodh vetëm në këtë kompeticion!”.

/tvklan.al