Kanë kaluar vetëm pak muaj nga koha kur këngëtarja shqiptare Bleona Qereti pushtoi mediat ndërkombëtare me veshjen e zgjedhur në festën e Oscar të Vanity Fair.

Këtë herë, 38-vjeçarja vjen me një rrëfim ekskluziv për të përditshmen “DailyMail”, ku shpjegon zgjedhjen që kishte bërë atë mbrëmje.

Pikërisht për këtë të fundit, Bleona deklaron se veshja e saj thuajse topless, u keqinterpretua nga mediat botërore dhe se të dalësh lakuriq në publik është art, jo një mënyrë për të tërhequr vëmendje.

“Në një vit kur fustanet e Oscar zunë vendin e dytë, për t’i dhënë zë lëvizjes #MeToo, Bleona Qereti shokoi të pranishmit në Mars me fustanin e saj që i linte pak vend imagjinatës

“, shkruan “DailyMail”.

Tashmë këngëtarja shqiptare ka vendosur të zbulojë të vërtetën e saj, se përse zgjodhi të veshë atë fustan. Ajo shprehet se në vetvete, me pamjen e saj kërkoi që të godiste dy standardet që sipas saj aplikon industria për femrat.

38-vjeçarja, e cila u zhvendos në Los Angeles rreth 10 vjet më parë, rrëfeu për të përditshmen britanike se fustani ishte tërësisht zgjedhje personale dhe se i pëlqen që të jetë krijuese me veshjet e saj.

Ajo zbuloi gjithashtu se e kishte zgjedhur fustanin pikërisht për fushatën #MeToo.

“Femrat kanë qenë të shtypura prej kaq kohësh, të trajtuara si objekt nga meshkujt e industrisë së argëtimit. E vesha atë fustan për fushatën #MeToo. Ata duhet të kuptonin se jam e lirë dhe më lejohet të shpreh veten për atë që jam në të vërtetë”.

“Të gjitha femrat duhet të jenë të afta që të ndihen rehatë me personin që janë. Nëse Iggy Pop mund të dalë lakuriq apo pa bluzë, përse nuk mund të bëjnë edhe femrat të njëjtën gjë?”

Bleona insiston se dy standardet nuk aplikohen vetëm nga meshkujt dhe akuzat se u zhvesh vetëm për të zënë faqet e para të mediave, ajo thotë se vijnë pasi nuk është i njëjti nivel si Kim Kardashian apo Beyonce.

“Nëse do ta kishte Kim apo Beyonce dhe do të dukeshin njësoj si mua, ato do të “kishin thyer internetin”. Do të kishte qenë: O zot ato duken të mrekullueshme. Kim K e bën këtë çdo ditë”,

shprehet Bleona, ndërsa shton:

“Megjithatë, ngaqë nuk të njohin përkthehet se po kërkoj vëmendje”.

Pavarësisht kësaj, Bleona rrëfen për mediat britanike se kishte qenë shumë nervoze përpara se të dilte në tapetin e kuq, pasi siç shprehet ajo nuk e dinte se cili do të ishte reagimi që do të pasonte.

Bleona deklaron më tej për “DailyMail” se e konsideron veten pjesë të fushatës #MeToo, lëvizja e cila nisi në Tetor, kur aktorja dhe aktivistja Alyssa Milano shkruajti në Twitter:

“Nëse je ngacmuar apo abuzuar seksualisht shkruaj “me too” (edhe unë) si përgjigje në këtë tweet.”

Ky hashtag u postua rreth 1 milion herë në 48 orë.

//tvklan.al