Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj këtë herë ka shkuar në Krastë të Elbasanit, aty ku dhe situata e zjarrit është më problematike.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Demira kritikon pushtetin lokal si dhe qytetarët e zonave përreth të cilët nuk angazhohen në fikjen e zjarreve.

“Kjo situate vihet nën kontroll të plotë vetëm nëse bashkëpunojmë të gjithë së bashku. Një falënderim shkon për Premçi dhe strukturat e tij”, shkruan ai.

Statusi i ministrit Demiraj

E papranueshme.

Jam në Kraste të Elbasanit dhe vetëm pak forca zjarrfikëse, te ushtrisë, emergjencave civile janë angazhuar ne shuarjen e flakëve.

Asnjë person nga qeveria vendore, bashkia, qytetarë të zonave përreth.

Kjo situate vihet nën kontroll te plote vetëm nëse bashkëpunojmë të gjithë së bashku. Një falenderim shkon për z Premci dhe strukturat e tij. DD.