Pas më shumë se 10 orë punë, polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë nga liqeni i Shkopetit, automjetin e dytë. Automjeti u evidentua gjatë kontrollit të kryer ditën e djeshme në thellësinë 26.5 metra.

Sipas policisë automjeti është i tipit “Benz 2500 “, ngjyrë e bardhë me targa të verdha AB 220 T. Nga verifikimet e kryera rezulton se makina tip “Benz” është denoncuar e vjedhur, së bashku me targat.

Shtetasit N.A nga Kolonja e Lushnjës ka bërë kallëzim në 14 shkurt të 2016 se i kanë vjedhur para lokalit të fshatit, gjatë natës, automjetin, që punonte si taksi. Hetimet për ngjarjen drejtohen nga Prokurori i Rrethit të Matit.

/tvklan.al