10 –vjeçari Eden Hasan po bënte sërf në plazhin Samurai, në Australi, të martën pasdite kur vu ballë për ballë me një peshkaqen të bardhë vdekjeprurës.

I ati ndërkohë po e fotografonte të birin nga shkëmbinjtë në breg.  

Chris Hasan, sërfist prej vitesh dhe agjent imobiliar në Gjirin Nelson në Australi, u tmerrua kur i bëri zoom fotos dhe shikoi kokën e një peshkaqeni rreth tre metra të gjatë dhe të birin që pothuajse po i kalonte nga sipër.

2

Fillimisht, 10-vjeçari nuk e kuptoi se hija e madhe e zezë në ujë ishte ajo e një peshkaqeni gjigant.

3

“Kur më thirri babai mendova se duhej të ketë qenë peshkaqen,” tha fëmija, i cili fatmirësisht ia hodhi paq.

Në Australi nuk janë të pakta rastet që peshkaqenët sulmojnë njerëzit të plazhe.

4

/tvklan.al